Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ish-kryeministri izraelit: Gaza është e Palestinës
Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se Rripi i Gazës është pjesë e Palestinës. Olmert mori pjesë në sesionin me titull “Nga armëpushimi në paqe të qëndrueshme: Drejt një zgjidhjeje me dy shtete” të mbajtur si pjesë e Forumit të 8-të të Paqes në Paris, i cili filloi në kryeqytetin e Francës, Paris. Sipas tij, qeveria e re që do të kontrollojë Gazën duhet të jetë palestineze. “Gaza është pjesë e Palestinës. Nuk është pjesë e Izraelit”, tha ish-kryeministri izraelit. Olmert gjithashtu theksoi nevojën për një “horizont politik” për popullin palestinez: “Ne duhet të përpiqemi për këtë dhe të dëshirojmë që ta arrijmë atë.”