Kodi i ri Penal, Lamallari: Do të jetë produkti më i mirë që kemi patur! Ja kur nis seanca e parë e konsultimit

Kodi i ri Penal, Lamallari: Do të jetë produkti më i mirë që kemi patur! Ja kur nis seanca e parë e konsultimit

Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, foli sot në Kuvend për Kodin e Ri Penal, një projektligj që ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik. Në seancën e sotme plenarë, Lamallari iu përgjigj interesimit të deputetëve për Kodin e ri Penal, për të cilin tha se nuk mund të matet me numrin e dispozitave, por me cilësinë dhe garancinë që jep.  Më tej, ministri bëri të ditur se më 5 nëntor do të zhvillohet një takim me krerët e drejtësisë për diskutimin përfundimtar të projektit. Lamallari shprehu bindjen se Kodi i Ri Penal do të jetë një nga produktet më të mira ligjore që do të ketë vendi në vitet e ardhshme. “Unë nuk mendoj që Kodi Penal matet me numrin e dispozitave që ai...