Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Gjermania heq dyshtetësinë”, CDU/CSU: Revokim të pasaportës atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese
Kanë ngjallur shqetësim thirrjet e unionit gjerman CDU/CSU për reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizime mbi shtetësinë e dyfishtë, që shkojnë deri aty sa të apelojnë deri për revokimin e pasaportave të atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese të Gjermanisë. Disa politikanë të partive të CDU/CSU, shkruajnë mediat në Berlin, kanë vënë në pikëpyetje shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane. “Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” deputeti i CSU, Stefan Mayer. Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani kërkoi gjithashtu që “kriminelëve, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta....