Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Nuk iu bind policisë, hetohet 22-vjeçari në Vlorë (detaje)
                            22-vjeçari me iniciale D. Xh., ka xhiruar gomat e automjetit të tij në zonën e njohur si ‘Kapelja’ në Vlorë. I riu akuzohet për veprat penale ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë’ dhe “Prishja e qetësisë publike”. Një 22-vjeçar është vendosur nën hetim nga policia e Vlorës si dhe është gjobitur pasi ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin e tij. 22-vjeçari me iniciale D. Xh., ka xhiruar gomat e automjetit të tij në zonën e njohur si ‘Kapelja’ në Vlorë. I riu akuzohet për veprat penale ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë’ dhe “Prishja e qetësisë publike”.Ai u gjobit me 5200 lekë gjobë, iu mor leja e drejtimit si dhe iu sekuestrua automjeti.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                   