Protesta, banorët e Durrësit kërkojnë ndërprerjen e shpronësimeve në zonën historike

Protesta, banorët e Durrësit kërkojnë ndërprerjen e shpronësimeve në zonën historike

Banorët e zonës historike të Durrësit u mblodhën edhe këtë të enjte në protestë përpara bashkisë së qytetit. Ata kundërshtojnë vleren e shpronësimeve që parashikohen të kryhen në kuadër të projektit “TID Durrës” dhe kërkojnë që pushteti vendor të ndërpresë menjëherë procedurat që prekin 74 familje. Sipas banorëve, ky projekt është i padrejtë, me elementë korrupsioni dhe përzgjedhje selektive. Protestuesit akuzuan deputetët socialistë që kanë mbështetur projektin, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk ka ardhur të takohet me familjet që rrezikojnë të humbasin banesat dhe bizneset e tyre. Në të njëjtën kohë, qytetarët durrsakë që mbështesin kauzën e familjeve të prekura nga prokejti TID, firmosën një peticion kundër shpronësimeve, duke i cilësuar si të padrejta dhe me vlera shumë të ulëta. Prej më shumë...