Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqiptarët po kursejnë më shumë, ja sa para kanë të depozituara në banka
Shqiptarët po depozitojnë më shumë para në bankë. Të dhënat e sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e përfshira në paranë e gjerë rezultojnë të kenë arritur në 1.45 trilionë lekë në shtator, një rritje e lehtë kjo me 0.9% në krahasim me gushtin. Kjo shifër dëshmon një rritje të kursimeve të qytetarëve, fitimit të bizneseve, por edhe shtimit të besimit të tyre në banka, pasi ata po zgjedhin gjithnjë e më tepër t’i kalojnë këto para në bankë. Depozitat e përfshira në paranë e gjerë i referohen të gjithë parave që qytetarët, bizneset publike dhe private, institucionet financiare jobankare apo institucionet publike, mbajnë në bankë. Gjithsej, 1.45 trilionë lekë është shuma e parave në llogari rrjedhëse, llogari kursimi, në depozita afatshkurtra, afatgjata,...