Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Peleshit/ Balla ‘tallet’ me PD: Më vjen keq për ju

Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Peleshit/ Balla ‘tallet’ me PD: Më vjen keq për ju

Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla, nuk i ka kursyer ironitë ndaj opozitës në lidhje me votimin për kërkesën mbi shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi. Balla: Zoti Këlliçi e ju të nderuar anëtarë, neni114 pika 4 e Rregullores sqaron se votohet kërkesa, raportet janë relacione shoqëruese. Neni 60 pika 1 votimi bëhet i fshehtë. Gjeni ku ju kanë shkuar votat, nuk kanë ardhur nga ne por nuk dihet ku kanë ikur. Si personat e shpallur në kërkim. Keni humbur 26 nga nismëtarët me vjen keq për ju. Po të vini edhe një herë tjetër nuk i dihet se si dilni.