Kundërshtoi dhe goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Kundërshtoi dhe goditi me grusht policin e Rrugores, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: -L. P., 28 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi te kryqëzimi i Shëngjinit, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. C., 62 vjeç, banues në Lezhë. Si pasojë u dëmtua lehtë shtetasi R. C.; -një 16-vjeçar, pasi është konstatuar në qytetin e Lezhës, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi...