Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Blushi: Parlamenti është shndërruar në simbol të paligjshmërisë, Shqipëria po ecën pas në sundimin e ligjit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, deklaroi se Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën kundër korrupsionit dhe në rikthimin e ligjshmërisë. Ai akuzoi mazhorancën se ka instaluar ‘paligjshmërinë me forcën e kartonit’ në krye të Parlamentit dhe e cilësoi të papranueshme faktin që një ish-ministër i qeverisë Rama, i kallëzuar në SPAK, drejton Kuvendin. Sipas Blushit, kjo situatë konfirmon dështimin e Reformës në Drejtësi, duke e shndërruar vendin në një shtet ku, siç tha ai, ‘sundimi i ligjit është më i dobët se në Vietnamin njëpartiak’. Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi Jemi hapa 100% pas sa i përket jo vetëm luftës kundër korrupsionit, por edhe...