Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqiptarët udhëtojnë më shumë jashtë, rriten me 9.4% të ardhurat nga sigurimi i makinave me Karton Jeshil
Rreth 6.5 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të vendit në janar-shtator të këtij viti, rreth 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Padyshim që fluturimi me avion është forma më e përdorur e transportit nga shqiptarët, por edhe udhëtimi me makinë për të kaluar pushimet në një nga vendet fqinje e jo vetëm, nuk mbetet shumë prapa. Por sa e siguruan shqiptarët makinën e tyre kur udhëtuan gjatë kësaj vere? Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.5 miliardë lekësh deri në shtator të këtij viti, duke u rritur me 11% në krahasim me...