Vendimi historik i Trump për armët bërthamore, një mesazh i koduar për Moskën dhe Pekinin?

Vendimi historik i Trump për armët bërthamore, një mesazh i koduar për Moskën dhe Pekinin?

Një vendim që ka tronditur skenën ndërkombëtare, presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë testet me armë bërthamore, një praktikë që nuk është zhvilluar prej më shumë se tridhjetë vitesh. Deklarata, e bërë publike përmes rrjeteve sociale pak para takimit me presidentin kinez Xi Jinping, ka ngjallur valë reagimesh në të gjithë botën, duke vënë në qendër të vëmendjes rrezikun e një gare të re armatimesh. Trump, duke e shpjeguar vendimin e tij, deklaroi se “Shtetet e Bashkuara zotërojnë më shumë armë bërthamore se çdo vend tjetër. Ky objektiv u arrit gjatë mandatit tim të parë, përmes modernizimit të plotë të arsenalit. Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, kam urdhëruar Departamentin e Luftës të nisë menjëherë...