Çfarë mendoni për marrëveshjen Trump-Xi Jinping? Rama vijon me talljet: S’pata kohë t’i merrja në telefon e t’i pyesja

Çfarë mendoni për marrëveshjen Trump-Xi Jinping? Rama vijon me talljet: S’pata kohë t’i merrja në telefon e t’i pyesja

Në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatori edhe për marrëveshjen mes SHBA-ve dhe Kinës. Me batuta, kreu i qeverisë deklaroi se “nuk pati kohë ti merrte në telefon dhe ti pyeste”. Më pas kreu i qeverisë shqiptare theksoi se vlerëson çdo marrëveshje të mirë mes dy vendeve. “E dini atë thënie që kur Amerika teshtin bota kollet, kur Kina teshtin bota futet në karantinë. Kështu që duhet të bëhen bashkë për më të mirën e botës”, tha Rama. Pyetje: Donald Trump do takohet me Xi Jinping, çfarë mendoni për këtë megamarrëveshje që flasin të gjithë? Rama: Unë nuk fola me ta sepse siç ju thashë isha në Riad dhe nuk pata kohe ti thosha çfarë do bëni nesër. Por...