Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tregu i punës në rritje, mbi 19 mijë persona të sistemuar në 9-mujorin e parë 2025
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar statistikat për 9- mujorin e parë të vitit 2025, të cilat dëshmojnë një tendencë pozitive në tregun e punës. Sipas të dhënave, 19.158 punëkërkues të regjistruar në zyrat e punës janë sistemuar në pozicione të ndryshme pune, falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike, sektorit privat dhe programeve të ndërmjetësimit të punës. Një vëmendje e veçantë u është kushtuar grupeve vulnerabël, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të përpjekjeve institucionale për përfshirje të barabartë në tregun e punës. Sipas shifrave zyrtare, 11.297 gra dhe vajza janë punësuar; 7. 354 të rinj deri në moshën 29 vjeç kanë gjetur punë, si rezultat i programeve të veçanta për integrimin e të rinjve në tregun e punës. Më tej, 1.506 përfitues...