Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
PD kërkon shkarkimin e tij, Peleshi ‘braktis’ drejtimin e Kuvendit, ulet pranë Ballës
niko peleshi dhe taulant balla TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare, ku në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës së PD-së për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Seanca e sotme po drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ndërsa vetë Peleshi është ulur në rreshtin e grupit të PS-së. Debati për shkarkimin e Peleshit pritet të zgjasë për 90 minuta, dhe më pas kërkesa e demokratëve do të kalojë për votim. PSE PD KËRKON SHKARKIMIN E PELESHIT Demokratët pretendojnë 5 shkelje të rënda të rregullores nga Peleshi dhe i kanë përqendruar argumentet e tyre në dy seancat e 16 dhe 18 shtatorit, ku u ndryshua rregullorja që e çoi numrin e komisioneve të përhershme parlamentare në 11, dhe mosrealizimi i debatit...