Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rreth 250 kg kanabis, dogana jep detaje: Operacioni u realizua me përkrahjen e AKI-së
Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se ka ndaluar 250 kilogramë kanabis, në autostradën “Ibrahim Rugova”, operacion ky me përkrahjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. “Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues”, thuhet në komunikatë. Operacioni ka ndodhur të mëkurën pasdite, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën “Ibrahim Rugova”. Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara...