Trump dhe Xi pajtohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

Trump dhe Xi pajtohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe lideri i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan bisedime në Korenë e Jugut, ku folën për luftën në Ukrainë dhe u pajtuan t’i ulin tensionet e larta tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit. Duke folur në bordin e Air Force One pas takimit të 30 tetorit, Trumpi tha se pati “takim të mrekullueshëm” me Xinë dhe se u pajtuan për “shumë pika të rëndësishme”, përfshirë marrëveshje për tregtinë, tarifat dhe mineralet e rralla tokësore. Ai u tha gazetarëve se do ta zbresë një tarifë ndaj Kinës për 10 për qind për shkak të rolit të saj në krizën e fentanilit dhe se Kina do të fillojë përsëri të “blejë në sasi të mëdha” sojë nga Shtetet e Bashkuara, pasi e...