Ndryshime të mëdha fiskale në 2026, ja cilat taksa do të rriten sipas strategjisë së qeverisë

Ndryshime të mëdha fiskale në 2026, ja cilat taksa do të rriten sipas strategjisë së qeverisë

Qeveria pritet të bëjë një sërë ndryshimesh fiskale të cilat do të hyjnë në fuqi në vitin 2026. Aktualisht, Ministria e Financave është në përmbyllje të procesit të hartimit të buxhetit dhe paketës fiskale 2026 dhe marrjes së mendimeve apo kërkesave nga ministritë e linjës, për të kaluar më pas në fazën e diskutimeve në komisionet kuvendore. Por cilat do të jenë taksat që pritet të ndryshojnë? Megjithëse ende nuk ka një draft final të paketës fiskale, në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, qeveria përcaktonte se do të bëhej një analizë e detajuar e të gjithë sistemit fiskal dhe do të ecej në drejtim të heqjes së përjashtimeve të bëra deri më tani për disa sektorë. Konkretisht, në strategji theksohej analiza për rishikimi i...