Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kamioni përplaset me makinën në aksin Lezhë-Shkodër, një i plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në aksin Lezhë-Shkodër, ku një kamion dhe një makinë tip ‘Toyota’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, që po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.