“Nuk e kuptoj pse duhet të ketë xhelozi..”/ Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca & Gra”

“Nuk e kuptoj pse duhet të ketë xhelozi..”/ Rozana Radi flet për eksperiencën në “Goca & Gra”

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French”, ka qenë nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Rozana Radi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj të re në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel si moderatore dhe jo vetëm kaq… Pyetjet-pergjigje: Pyetje- Si ndihesh me vajzat e panelit? Rozana- Po ndihem shumë mirë, kam vendosur të tërhiqem pak, të mos bëj ato debatet e forta sepse u panë edhe në Big Brother. Kam vendosur që të bëj edhe ndonjë batutë sepse na ka zënë halli sepse shqiptarët nuk e dinë se çfarë duan. Nëse ti këndon një stil muzike thonë: “Na lodhi kjo”, nëse ti provon që të këndosh diçka tjetër thonë: “Po kjo eksperimentoi?!” Kjo do të thotë që të...