Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gaza, 104 të vdekur, 46 prej tyre fëmijë/ Guterres: Dënoj fuqimisht sulmet e Izraelit
Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë 104 persona, 46 prej të cilëve janë fëmijë. Ministria e Shëndetësisë e Gazës raportoi këtë, duke shtuar se 253 persona u plagosën, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënon sulmet e Izraelit në Gaza, tha zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric. “Sekretari i Përgjithshëm dënon fuqimisht vdekjet e shkaktuara nga sulmet ajrore izraelite ndaj civilëve në Gaza, përfshirë shumë fëmijë. Ai dënon të gjitha veprimet që minojnë armëpushimin dhe i vënë civilët në rrezik”, u tha ai gazetarëve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të përmbushin angazhimet e tyre dhe të shmangin çdo veprim që kërcënon civilët ose pengon ndihmën humanitare.