Dislokimi më i madh ushtarak amerikan përballë Venezuelës, ekziston mundësia edhe e një sulmi me raketa

Dislokimi më i madh ushtarak amerikan përballë Venezuelës, ekziston mundësia edhe e një sulmi me raketa

Tensioni në Karaibe po rritet ndjeshëm, dhe jo vetëm për shkak të kalimit të uraganit shkatërrues Melissa. Para ardhjes së super-portëmarëses amerikane USS Gerald Ford, e konsideruar si “anija më vdekjeprurëse” e Marinës së SHBA-ve, e cila po grumbullon grupin e saj sulmues në Adriatik para nisjes drejt Amerikës, dislokimi i trupave detare amerikanë pranë bregdetit të Venezuelës tashmë konsiderohet si më i madh në historinë e Forcave të Armatosura të SHBA-së që nga Lufta e Parë e Gjirit (1990-1991), sipas një studimi të ekspertëve të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Analistët paralajmërojnë një përshkallëzim të paparashikueshëm ushtarak, dhe vlerësojnë se një sulm me raketa ndaj Venezuelës është i mundur. Koloneli në pension i Marinës dhe autori i analizës së CSIS, Mark Cancian,...