Shoqëria nën presion, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Shoqëria nën presion, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 20:10 Zemërimi i qytetarëve në shoqërinë tonë po përkthehet në sjellje ekstreme. Këtë fatkeqësisht po e tregojnë ngjarjet e ndodhura jo më larg se një ditë më parë, ku brenda ditës pati tre viktima. Psikologja Eksena Qirici shpjegon rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme ne jetën e përditshme dhe kujdesit që duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit. “Çfarë do të thotë të vrasësh brenda një dite në ambiente të ndryshme, ne familje, në ambientin e punës, në turizëm, në një lokal ku ti mendon se je në një situatë të qetë? Do të thotë që aspekti psikologjik, ngarkesa psikologjike, ngarkesat emocionale, kanë arritur në sistemin e mbijetesës. Po të dëgjojmë dhe të analizojmë me kujdes se çfarë autorët përmendim...