Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
(VIDEO)Vendi i “mallkuar” goditet nga fatkeqësia e radhës natyrore, uragani Melissa i merr jetën 25 personave. Situata katastrofike në…
Një tjetër fatkeqësi natyrore ka goditur Haiti-n, ku përmbytjet e shkaktuara nga Uragani Melissa kanë lënë të paktën 25 të vdekur në qytetin bregdetar të Petit-Goâve, sipas autoriteteve lokale. Dhjetëra shtëpi janë shembur kur lumi La Digue ka dalë nga shtrati, duke bllokuar banorët nën rrënoja dhe duke shkaktuar një krizë emergjente në qytet. “Situata është katastrofike. Ka ende njerëz të bllokuar dhe ndihma është minimale,” tha kryetari i Petit-Goâve, Jean Bertrand Subrème, duke theksuar mungesën e forcave të mjaftueshme për të ndihmuar të prekurit. Vetëm një zyrtar i Agjencisë së Mbrojtjes Civile ishte në zonë ndërsa banorët përpiqeshin të evakuoheshin përmes ujërave të larta. Haiti, një nga vendet më të prekshme nga fatkeqësitë natyrore në botë, është përballur vazhdimisht me uragane, tërmete dhe përmbytje që kanë shkatërruar infrastrukturën dhe kanë lënë mijëra njerëz...