Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një magazinë armësh në veri të Gazës
Ushtria izraelite tha se kreu një sulm ndaj një vendi magazinimi armësh në Gazën veriore të mërkurën, ku agjencia e mbrojtjes civile e territorit tha se vrau një person. Sulmi erdhi disa orë pasi Izraeli njoftoi se po rinovonte zbatimin e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të pas një vale bombardimesh gjatë natës, shkruajnë mediat e huaja. “Pak kohë më parë, IDF (ushtria izraelite) kreu një sulm të saktë në zonën e Beit Lahia në Rripin verior të Gazës duke synuar një vend të infrastrukturës terroriste ku ruheshin armë dhe mjete ajrore, të destinuara për t’u përdorur për ekzekutimin e një sulmi të afërt terrorist kundër ushtarëve të IDF dhe Shtetit të Izraelit”, është thënë në një deklaratë. Mahmud Bassal, zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile...