Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Grabitja si në filma e autobusit shqiptar në Gjermani/ Arrestohet autori 30-vjeçar
Mediat gjermane raportojnë se është arrestuar një person i dyshuar për grabitjen e një autobusi me shqiptarë në Gjermani. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar shqiptar Nga Andreas Mack, Bayerischer Rundfunk Kjo ngjarje të kujton filmat me gangsterë: Një autobus udhëtarësh po udhëtonte natën në autostradë në Bavarinë e Poshtme, kur tre persona e ndaluan mjetin – për një grabitje. Tani policia njofton për një sukses në hetime: një i dyshuar është identifikuar. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një 30-vjeçar. Ai ishte arrestuar tashmë për një tjetër vepër penale, tha një zëdhënëse për radion BR. Sipas raportimeve, shqiptari dyshohet se është pjesë e një tresheje. Hetimet për dy autorët e tjerë po zhvillohen “me intensitet të lartë”, thuhet më tej. Policia nuk ka dhënë...