Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Popujt tanë kanë sakrifikuar për ta arritur lirinë

Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Osmani: Popujt tanë kanë sakrifikuar për ta arritur lirinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Siria ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, të mërkurën në Riad. Ajo e falënderoi presidentin e Sirisë, Al Sharaa, për vendimin për njohjen e Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin e saj. “Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”, shkroi Osmani.