Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
3 vrasjet në një ditë/ Eksperti i Sigurisë: Ja cilët janë faktor ndikues
Të martën e 28 tetorit, 3 qytetarë humbën jetën, njëri turist në qytetin e Beratit, i cili u vra nga një 63- vjeçar se i preku kalin, në Tiranë kolegu qëlloi 3 herë me thikë kolegun se e bullizonte, ndërsa në Durrës djali vrau babanë se u kapën me fjalë në tavolinën e bukës. Lidhur me këto vrasje eksperti e Sigurisë, Artan Rexhepi, i ftuar në një studio televizive, tha se shoqëria në Shqipëri është tensionuar, ndërsa sipas tij faktor ndikues janë edhe problemet e shëndetit mendor të cilat janë në rritje. ‘Ngjarjet janë skandaloze në të trija vrasjet. Lidhen me probleme të shëndetit mendore që do ta trajtojnë specialistët dhe për mua është edhe përdorimi i lëndëve narkotike, duhet që ti bëhen teste autorëve...