Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
E rëndë në Delvinë/ E mitura 12 vjeçe në gjendje kritike, dyshohet se piu ilaçe për parkinson
Një 12 vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës pasi kishte konsumuar një sasi medikamentesh. E mitura me me inicialet I.H u soll në urgjencën e spitalit mesditën e sotme nga familjarët e saj. Ata u thanë mjekëve se e kishin gjetur vajzën në shtëpi në gjendje të rënduar. Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që i përdorte një pjesëtar i familjes. Sipas bluzave të bardha dyshohet që 12 vjeçarja të ketë konsumuar ‘Deparkin’ që përdoret nga persona me parkinson. Menjëherë iu bënë gjithë analizat e nevojshme dhe duke qenë se ishte e mitur u transportua me helikopter drejt Tiranës.