Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës
12-vjeçarja konsumon një sasi medikamentesh, transportohet me helikopter drejt Tiranës Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Delvinë, ku një vajzë 12-vjeçare është transportuar me urgjencë drejt Tiranës pasi ka konsumuar një sasi tabletash të llojit “Deparkin” një medikament që përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit. E mitura u dërgua fillimisht nga familjarët në urgjencën e spitalit të Sarandës në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas dëshmisë së familjarëve, ata e kanë gjetur vajzën pa ndjenja në banesë dhe e kanë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. Mjekët e spitalit të Sarandës konfirmuan se pas analizave të para, rezultoi se 12-vjeçarja kishte konsumuar disa tableta që i përkisnin një anëtari të familjes. Pas ndërhyrjeve të menjëhershme,...