Balliu në Astir: Qytetarët rrezikohen nga kabinat elektrike, mungon infrastruktura

Balliu në Astir: Qytetarët rrezikohen nga kabinat elektrike, mungon infrastruktura

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është takuar sot me banorët e Njësisë Administrative nr. 14, në zonën e Astirit, ku qytetarët kanë denoncuar mungesën e theksuar të infrastrukturës dhe një problem serioz që rrezikon jetën e tyre. Sipas banorëve, një kabinë elektrike është vendosur në hyrje të pallatit, duke bllokuar hyrjen dhe njëkohësisht rrezikuar jetën e fëmijëve dhe të gjithë banorëve të godinës. Deputeti Balliu u shpreh se situata është ‘e turpshme dhe e papranueshme’, duke theksuar se është absurde që ‘në mes të Tiranës, qytetarët të jetojnë me një infrastrukturë të tillë skandaloze, që i ngjan Mesjetës’. ‘Është një çmenduri që vetë qeveria dhe pushteti vendor vendosin Kabina elektrike në hyrje të pallateve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Kjo tregon papërgjegjshmëri dhe arrogancë...