Pagoi 80 mijë paund në turin me kroçiere, gjendet e vdekur pasi e harrojnë në ishull/ Udhëtimi i ëndrrave u kthye në tragjedi

Pagoi 80 mijë paund në turin me kroçiere, gjendet e vdekur pasi e harrojnë në ishull/ Udhëtimi i ëndrrave u kthye në tragjedi

Udhëtimi i ëndrrave për një 80-vjeçare australiane u kthye në tragjedi. Mediat e huaja raportojnë se e moshuara ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një shkëmb, në Ishullin Lizard në brigjet e Queenslandit, Australi, teksa po tentonte të kthehej dhe të hipte në kroçieren me të cilën po udhëtonte.  E moshuara ishte pjesë e një grupi që po udhëtonte në një tur 60-ditor rreth Australisë me një kroçiere, paketë e cila kushtonte 80 mijë dollarë.  Sipas raportimeve, ajo kishte zbritur së bashku me pjesën tjetër të grupit në ishull, por ndërsa të tjerët ishin thyer në kroçiere, ajo nuk ishte paraqitur në kohë, e kështu anija ishte nisur pa të.  Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë si dhe përcaktimin e përgjegjësive nga stafi i kroçieres që e kanë harruar në ishull dhe...