Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Liria e shtypit në rënie: OSBE/ODIHR ngre alarmin për varësinë e mediave shqiptare nga qeveria
Liria e shtypit në rënie: OSBE/ODIHR ngre alarmin për varësinë e mediave shqiptare nga qeveria Gjendja e medias në Shqipëri paraqitet problematike, me institucione mediatike jo të pavarura, gazetarë nën presion dhe akses të kufizuar në informacion. Këto gjetje alarmante, të bazuara në raportin e fundit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet, u theksuan gjatë një diskutimi publik në Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mbajtur sot në Tiranë (29.10), duke nxjerrë në pah një regres të thellë në fushën e lirisë së shtypit. Raporti i OSBE/ODIHR ngre shqetësime serioze, duke theksuar se shumica dërrmuese e mediave në vend perceptohen si të lidhura me Partinë Socialiste në pushtet. Ky dokument ndërkombëtar bën thirrje për marrjen e masave urgjente për të mbrojtur autonominë editoriale nga ndikimet politike. Vëmendje e veçantë...