Auditim koncesioneve në shëndetësi, Erion Braçe propozon kontroll 10 vjeçar, pas raportimit të KLSH

Auditim koncesioneve në shëndetësi, Erion Braçe propozon kontroll 10 vjeçar, pas raportimit të KLSH

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Arben Shehu prezantoi raportin vjetor në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare dhe Komisionit të Ekonomisë. Ai ka listuar një sërë shkeljesh të kryera nga instucionet publike, duke u ndalur vecanërisht tek shkeljet në sektorin e shëndetësisë. “KLSH gjatë vitit 2024 ka kryer 159 auditime në të gjitha hallkat e qeverisjes. Janë dhënë 4378 rekomandime, ku ishin 993 masa disiplinore, 66 masa administrative, 697 masa për efekte financiare. Për kontratat në shëndetësi kemi kryer veprimet, ua kemi vënë në dispozicion të Kuvendit. Ne jemi shprehur për problematikat, dhe shteti duhet të bëjë një analizë të detajuar për të rikuperuar dëmin brenda afateve të detyrueshme”, tha Shehu. Ndërkohë nga ana tjetër deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe...