Kremlini në përpjekje për të ndaluar ekstradimin e mercenarit rumuno-francez nga Dubai

Kremlini në përpjekje për të ndaluar ekstradimin e mercenarit rumuno-francez nga Dubai

Kremlini po përpiqen të ndalojnë ekstradimin nga Dubai të Horațiu Potra-s, një ish-ushtar të Legjionit të Huaj Francez me shtetësi rumune dhe franceze, i cili kërkohet në Rumani për planifikimin e një grushti shteti. Potra u arrestua më 24 shtator, në Dubai bashkë me djalin dhe nipin e tij, ndërsa përgatiteshin të udhëtonin drejt Moskës. Ai akuzohet nga autoritetet rumune se ka bashkëpunuar me politikanin ultra-nacionalist pro-rus, Călin Georgescu, për “rrëzimin e rendit kushtetues”. Përpjekjet për të ndaluar ekstradimin po drejtohen nga Igor Spivak, kreu i “Shoqërisë Ruse për Lindjen e Mesme”, dhe nga Aleksandër Kalinin, një aktivist moldav pro-Kremlinit që rekruton luftëtarë për ushtrinë ruse në Ukrainë. Spivak ka pranuar se ka angazhuar avokatë në Emirate për lirimin e Potra-s dhe se do të...