Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rusia në vështirësi, industria dhe prodhimi në krizë. Kompanitë e naftës në kolaps
Kompania ruse e naftës Lukoil ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se po merr në konsideratë ofertat për shitjen e një pjese të biznesit, duke përfshirë fushat naftëmbajtëse në Irak dhe Venezuelë, rafineritë në Bullgari dhe Rumani, si dhe stacionet e karburantit në botë. Ky vendim vjen pas sanksioneve të vendosura nga administrata amerikane ndaj Rusisë, të motivuara nga vazhdimi i luftës në Ukrainë. Analistët e shohin këtë lëvizje si një reagim serioz ndaj presionit ndërkombëtar dhe si një mundësi për të mbuluar kostot dhe rreziqet e sanksioneve. Lukoil është prodhuesi i dytë rus i naftës dhe së bashku me Rosneftin kontrollon mbi gjysmën e prodhimit kombëtar dhe rreth 3% të prodhimit global. Shitja e pjesës së biznesit përbën rreth një të tretën e...