Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme në Lezhë, të përfituara nga veprimtari kriminale

Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme në Lezhë, të përfituara nga veprimtari kriminale

Policia e Shtetit ka finalizuar  operacionin e koduar “Harta”, në kuadër të zbatimit të një vendimi të GjKKO, duke konfiskuar 13 pasuri të paluajtshme me një sipërfaqe totale prej 83 497 metrash katrorë në zonat Ranë e Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain. Hetimet kanë provuar se këto pasuri janë përfituar nga veprimtari kriminale, ndërsa operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Sipas njoftimit zyrtar, vetëm gjatë një jave, në qarkun e Lezhës janë konfiskuar gjithsej 20 pasuri me një sipërfaqe totale prej rreth 98 525 m², në zbatim të dy vendimeve të ndryshme të GjKKO-së, që lidhen me pasuri të përfituara përmes aktiviteteve të kundërligjshme. Njoftimi i Policisë: Finalizohet...