Foshnja humbi jetën! Merren të pandehur 2 mjeke gjinekologe

Foshnja humbi jetën! Merren të pandehur 2 mjeke gjinekologe

Prokuroria e Tiranës merr të pandehura dy mjeket obstetre gjinekologe, Ibrime Mata dhe Enriketa Kroi, për neglizhencë në trajtimin mjekësor të një nëne të re, e cila për pasojë humbi foshnjën. Të dyja mjeket, të cilat punojnë në spitale private, dyshohen se kanë neglizhuar gjendjen e rëndë të gruas shtatzënë me inicialet G.S., e cila vuante nga pre-eklampsia, një gjendje që shpesh prek gratë shtatzëna, por që kërkon ndjekje dhe trajtim rigoroz. Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet e nisura në vitin 2023, rezultoi se 2 mjeket, nuk kanë respektuar protokollet standarde, nuk kanë monitoruar shenjat vitale të gruas shtatzënë si dhe nuk kanë reaguar ndaj ndryshimeve shqetësuese në gjendjen e saj. Më konkretisht, nga hetimet rezultoi se mjekja Ibrime Mata nuk ka hapur dhe nuk ka...