Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Email-e të rreme në emër të Prodës, policia thirrje qytetarëve: Mos iu përgjigjni
Policia bën me dije se janë hapur disa emaile të rreme me emrin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe nëpërmjet saj janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike. Policia thekson se nëpërmjet emaile-ve u dërgohen qytetarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve. Gjithashtu qytetarëve u kërkohet që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici. Në njoftim theksohet se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj dhe që qytetarët mos t’iu përgjigjen. Policia shton se nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit. Gjithashtu shton se asnjë strukturë policore nuk kërkon që...