Burimi:
Monitor.al
Foto © Monitor.al
Të rinjtë japonezë sfidojnë veten, kufizojnë përdorimin e telefonit në vetëm dy orë në ditë
Autoritetet japoneze po përpiqen të frenojnë varësinë nga telefonat inteligjentë, një fenomen që ka marrë përmasa globale, veçanërisht mes të rinjve.Në qytetin Toyoake, me 69 mijë banorë në Japoninë qendrore, është miratuar një nismë që kufizon përdorimin e telefonit në vetëm dy orë në ditë.Edhe pse masa nuk parashikon ndëshkime për shkelësit, ajo synon të nxisë reflektimin mbi efektet fizike dhe psikologjike të përdorimit të tepërt të telefonave.Për shumë të rinj japonezë, të mësuar të kalojnë orë të tëra duke shfletuar rrjete sociale, lexuar lajme apo parë video, kufizimi është një sfidë e vërtetë.Shumica e brezit të ri nuk e imagjinon jetën pa telefon. Në një vend ku mesatarja e qëndrimit online për të rinjtë është mbi pesë orë në ditë, kufiri i vendosur nga...