Yield-et e bonove 12-mujore ulen përsëri në nivelin e normës bazë

Yield-et e bonove 12-mujore ulen përsëri në nivelin e normës bazë

Yield-et e bonove 12-mujore ranë përsëri në ankandin e dytë të muajit tetor, duke u barazuar me normën bazë të interesit. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.5%, nga 2.54% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.Yield-i bonove 12-mujore vazhdon të bjerë edhe me bazë vjetore. Në ankandin e një viti më parë, bonot që u rifinancuan në ankandin e sotëm u emetuan me një yield mesatar prej 3%.Njëkohësisht, niveli mesatar i yield-eve është më i ulëti që prej qershorit të vitit 2022.Rënia e yield-eve duket e lidhur kryesisht me një kërkesë të lartë që në vijimësi tregu po shfaq në ankandet e instrumenteve afatshkurtra. Nga 7.8 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim...