Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tjetërsuan pronat në Lezhë, lëshohen 10 urdhërarreste! Mes tyre zyrtarë publikë e efektivë
10 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një aksioni për tjetërsimin e pronave në Lezhë. Mes të ndaluarve mësohet se ka zyrtarë publikë dhe policë. Masat janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh.Sipas informacioneve, bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Mes të përfshirëve të ndaluar janë zyrtarë të hipotekës së Lezhës dhe efektivë policie. Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje apo emrat e personave të përfshirë.