Netanyahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

Netanyahu urdhëron sulme të reja në Rripin e Gazës

kryeministri izraelit IZRAEL- Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur përsëri sulme intensive në Rripin e Gazës. Mediat izraelite njoftuan se janë sulmuar objektiva në Qytetin e Gazës dhe vende të tjera në brezin bregdetar. Para nisjes së sulmeve kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e akuzoi Hamasin militant islamik për shkelje të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe urdhëroi sulme të reja. Ushtria ka marrë urdhër për të kryer menjëherë sulme "intensive" në Rripin e Gazës, tha zyra e tij. Sipas Zyrës për Mbrojtjen Civile të kontrolluar nga Hamasi, gjatë një sulmi në Khan Yunis u vranë pesë vetë. Një zëdhënës tha se midis tyre kishte edhe fëmijë. Kurse në Qytetin e Gazës u vranë  dy persona dhe katër u plagosën. Një ndërtesë banimi në lagjen al-Sabra u godit, tha zyra. Përleshje të...