Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste. Mes të prangosurve zyrtarë publikë dhe drejtues policie
Autoritetet kanë ekzekutuar 10 urdhër-arreste në lidhje me një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonën e Lezhës. Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, pas një hetimi që kishte nisur prej disa muajsh. Në pranga kanë rënë zyrtarë publikë dhe efektivë policie, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në manipulime dokumentesh dhe favorizime për përvetësimin e tokave, raporton për Klan News, gazetari Martin Marku. Hetimet janë ende në vijim, ndërsa emrat e personave të ndaluar nuk janë bërë ende publikë. Skema dyshohet të ketë përfshirë ndryshime të paligjshme në regjistrat kadastralë dhe lëshim të dokumenteve të falsifikuara për përfitimin e pronave në zonat bregdetare të Lezhës.