Deputetët italianë reagojnë për kampin e Gjadrit: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

Deputetët italianë reagojnë për kampin e Gjadrit: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

Deputetë italianë kanë denoncuar situatën alarmante në kampin e emigrantëve në Gjadër, duke e përshkruar atë si “çnjerëzore” dhe “të papranueshme për një vend që pretendon të mbrojë të drejtat e njeriut”. Sipas gazetës “La Repubblica”, inspektimi i papritur në qendrën e Gjadrit u krye nga deputetët italianë Rachele Scarpa dhe Matteo Orfini të Partisë Demokratike, si edhe Riccardo Magi i +Europa. Ata raportuan se nga 830 vendet e parashikuara, aktualisht ndodhen vetëm 25 emigrantë, shumica e të cilëve janë “të përgjumur dhe të mpirë nga përdorimi i barnave si Rivotril”. Deputetët zbuluan gjithashtu se vetëm në tre muajt e fundit janë regjistruar 30 raste vetëdëmtimi, një tregues i dëshpërimit të thellë dhe pasigurisë në të cilën ndodhen emigrantët. Sipas tyre, disa persona janë dërguar...