Zhvillimi i pronave me privatin, dështon sërish LIFT Tower, nuk u paraqit asnjë aplikim

Zhvillimi i pronave me privatin, dështon sërish LIFT Tower, nuk u paraqit asnjë aplikim

Korporata e Investimeve Shqiptare mbylli thirrjen e fundit për Lift Tower pak ditë më parë dhe më pas njoftoi se ajo ishte anuluar.“Ky Njoftim ju komunikon vendimin e Korporatës për anulimin e procedurës për përzgjedhjen e Partnerit Privat për zbatimin e kontratës “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i LIFT Tower”. Arsyeja e anulimit: Nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar” thuhet në njoftimin e Korporatës. Kjo është e disata herë që procedura rishpallet dhe anulohet pas mungon interesi i palëve private për të hyrë në partneritet me institucionet shtetërorë për të zhvilluar pronat publike.Konkretisht LIFT Tower është pjesë e një projekti të gjerë të ndërmarrë nga qeveria prej vitit të shkuar dhe që synon zhvillimin e pronave publike duke përfituar në këmbim hapësira...