Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Inteligjenca artificiale lë pa punë mijëra punëtorë, gjiganti amerikan Amazon lajmëron se do të shkurtojë 14000 vende pune në gjithë punën
Amazon njoftoi të martën se do të shkurtojë 14,000 vende pune në të gjithë botën në ristrukturimin e saj më të madh në vite, ndërsa investon shumë në inteligjencën artificiale. Në njoftimin e kompanisë, drejtoresha e burimeve njerëzore Beth Galetti e quajti inteligjencën artificiale “teknologjinë më transformuese që nga interneti” dhe tha se “po i mundëson bizneseve të inovojnë më shpejt se kurrë më parë”. Ajo shpjegoi se “ne duhet të jemi më të shkathët, me më pak shtresa hierarkie dhe llogaridhënie më të madhe, në mënyrë që të mund të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur për klientët dhe biznesin tonë”. CEO i Amazon, Andy Jassy, kishte lënë të kuptohej tashmë për shkurtimet e stafit në një memo të brendshme në qershor...