Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Rreth 64 persona kanë humbur jetën në Rio de Janeiro gjatë ditës më të përgjakshme të dhunës në qytet, ndërsa mbi 2,500 policë dhe forca speciale sulmuan një zonë të favelave pranë aeroportit ndërkombëtar, ku konsiderohet se ndodhet selia e një prej grupeve më të fuqishme kriminale në Brazil. Operacioni, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në favelat Alemão dhe Penha, shkaktoi shkëmbim të fuqishëm zjarri. Trafikantët e drogës nga fraksioni Red Command ngritën barrikada, dogjën makina dhe përdorën për herë të parë dronë të armatosur për të sulmuar forcat speciale. Derisa viktimat u transportuan në spital gjatë mëngjesit, raportohet se në mesin e të vrarëve janë katër policë, ndërsa tetë efektivë dhe katër banorë të tjerë mbetën të plagosur. Qindra banorë raportuan...