Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Itali, 41-vjeçari brazilian vret me thikë ish të dashurën, kishte urdhër ndalimi nga gjykata pasi e kishte dhunuar vazhdimisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një 41-vjeçar brazilian vrau ish-të dashurën e tij me thikë, në Castelnuovo Del Garda, të Italisë. Autori i krimit është me origjinë braziliane dhe quhet Douglas Reis Pedroso. Viktima, 33 vjeç, quhej Jessica Strapacciolo Custodio De Lima, gjithashtu me origjinë braziliane. Pedroso i telefonoi karabinierëve vonë mbrëmë, duke thënë se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje. Pas disa orësh, trupi i gruas u gjet në apartamentin ku jetonte, ndërsa thika e përdorur nga autori i krimit u gjet në makinën e tij. Në të kaluarën, 33-vjeçarja i kishte telefonuar vazhdimisht karabinierëve për shkak të sjelljes së dhunshme të partnerit të saj, por më pas e kishte tërhequr padinë. #CastelnuovoDiGarda (Verona) #femminicidio brutale. Uccide la compagna con un...