Anthony Hopkins flet për ndarjen nga vajza: E lashë pas, bëra çfarë munda

Anthony Hopkins flet për ndarjen nga vajza: E lashë pas, bëra çfarë munda

Aktori legjendar uellsian, Anthony Hopkins, ka folur hapur për marrëdhënien e tij të ndërlikuar me vajzën, Abigail Hopkins, me të cilën nuk ka qenë në kontakt për plot 24 vjet. Në një intervistë për The New York Times, fituesi i çmimit “Oscar” tregoi se edhe përpjekjet e bashkëshortes së tij aktuale, Stella Arroyave, për t’i afruar, kanë dështuar. “Sapo nuk mora përgjigje, thashë: në rregull, mirë. I uroj gjithë të mirat, por nuk do të ndahem shpirtërisht për këtë. Nëse dikush dëshiron të jetojë me hidhërim, është zgjedhja e tij,” u shpreh aktori. Hopkins, i njohur për rolet e tij të paharrueshme në filma si The Silence of the Lambs dhe The Father, tha se e ka pranuar situatën dhe nuk mban më mllef. “Duhet...