Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama në takimin me diasporën e Milanos: 11 maji votë historike, kemi në dorë vetë fatin evropian të Shqipërisë
Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh sot gjatë takimit sot me shqiptarët në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit se kjo “është hera e parë që kemi në duar fatin evropian të vendit”. Ky është takimi i dytë që ai zhvillon në Itali me shqiptarët që jetojnë në këtë qytet. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “kjo është hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju, edhe të gjithë shqiptarët jashtë kufijve do të kenë mundësi të zgjedhin pa pasur nevojë të vijnë në Shqipëri”. “Në vend se ju të vini në Shqipëri, jemi ne që vijmë tek ju dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që edhe këtë, siç u zotuam...